SHOWBIZ / E Enjte 20 Mars 2025, 01:01

'Nuk më ke dashur'! Gjesti akuzon Eglin

Egli dhe Gjesti janë përshirë gjatë ditës së sotme në një debat mjaft të fortë, ku kanë hedhur akuza kundrejt njëri-tjetrit

Egli dhe Gjesti janë përshirë gjatë ditës së sotme në një debat mjaft të fortë, ku kanë hedhur akuza kundrejt njëri-tjetrit.

Teksa këngëtari e akuzon se ajo është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” për të ngritur imazhin e saj por duke njollosur atë, Egli i kundërpërgjigjet se nuk ka punë më me të.

Por jo vetëm kaq, pasi Gjesti i ka thënë banores se ajo nuk e ka dashur siç e ka bërtitur në shtëpi, pasi për 9 ditë që nuk ishte brenda u zhduk. Sipas tij, ka qenë fiksim.

“Zemra, nuk ka problem, nuk jam këtu për të vërtetuar ty dhe askujt tjetër se çfarë ndjej unë. Kaq, askujt në botë”, i tha Egli.

“S’të ka pëlqyer vetja jashtë, erdhe të më njollosësh…”/ Egli – Gjestit: Unë e di si i kam gjetur prindërit… Pjesë nga debati:

Egli: Ndjenjat nuk i fik dot me buton, por jam duke punuar me logjikën

Egli: Mirë mo Gjest nuk të kam dashur, nëse nuk të kanë mjaftuar të gjitha gjërat që kam bërë haram

Gjesti: Fiksim, për 9 ditë u zhduk

Egli: Zemra, nuk ka problem, nuk jam këtu për të vërtetuar ty dhe askujt tjetër se çfarë ndjej unë. Kaq, askujt në botë.