E ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, Xheneta Fetahu ka folur rreth fëmijërisë së saj dhe nënës biologjike, e cila e ka braktisur. Xheneta shprehet se ka qenë një kohë shumë e vështirë, por në moshën 7-vjeçare gjithçka ndryshoi pasi në jetën e saj ishte Sabrina.
Ajo shtoi se nuk e ka falur nënë biologjike pasi në një moment të vështirë të saj, ajo i ka dhënë mundësinë që të takohen dhe e ëma nuk ka pranuar. Madje Xheneta ka edhe një mesazh për të, ku i bën thirrje që të mos i braktisë fëmijët me të cilët jeton, mos t’i bëjë të përjetojnë të njëjtën gjë që përjetoi ajo.
Na fol pak për Xhenetën e vogël, atë fëmijën e brishtë që ke qenë në fëmijërinë tënde?
Çfarë mesazhi do u jepje të gjithë vajzave dhe grave që nuk janë rritur me një nënë?
Unë mendoj që secili fëmijë, si djalë si vajzë, duan të rriten me të dy prindërit se nuk ka ëndërr më të mirë edhe dashuri më të madhe. Po edhe ata që nuk e kanë atë fat të tillë, ju kisha thënë mos të dëshpërohen se mund të vijë dikush në jetë që iu do më shumë se prindi biologjik, me t’a lumturuar gjithë jetën tënde. Unë mendoj se nuk është prind vetëm ai që të lind po janë ata që kujdesen dhe të edukojnë. Para disa kohësh kam patur ato mendimet, me u martuar, me bërë fëmijë, edhe gjithmonë kam patur frikën mos do bëj të njëjtin gabim që ka bërë nëna ime biologjike, mos do paragjykohem. E thosha ‘jo nuk dua të bëhem njëherë’. E gjithmonë kur flas me Sabrinën më thotë ‘ti do kesh gjakun tim, do bëhesh si unë, do jesh nëna më e mirë në botë’.
Sot që flasim, e ke falur brenda vetes?
Jo, për arsye se edhe kur ja dhashë shansin me më takuar, nuk ishte aspak mirënjohëse. Kur i dhashë mundësinë asaj kam qenë shumë keq dhe mendova se do lumturohem, por ajo më bëri më keq. Nëse ajo e sheh këtë deklaratën time do kisha dashur që ta marrë këtë mësim që mos t’i lërë kurrë fëmijët që po jeton tani. Atë boshllëkun që kam brenda meje nuk e mbush askush, po të paktën mos të bëjë të përjetojnë fëmijët e tjerë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE