
Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka ndarë së fundmi disa nga reflektimet e tij më të thella pas një rrugëtimi të gjatë dhe intensiv.
Gjatë një interviste për “Big Brother Radio”, përballë moderatores Jonida Aliçkolli, ai ka folur hapur për dinamikat e lojës së tij, emocionet dhe ato gjëra që do të donte t’i kishte bërë ndryshe.
?I pyetur se cili ishte momenti kulminant për të në këtë eksperiencë, Miri veçoi pikërisht fillimin e saj:
?“Moment kulminant ishte nata e parë, diçka që erdhi dhe zgjoi pjesën e kalimit të sfidës, të ecësh përpara dhe të mbash qëndrimin pa u kthyer. Nata e parë është shumë e fortë.”
?Megjithatë, si çdo banor që përballet me presionin e bashkëjetesës dhe izolimit, edhe ai ka pendesat e tij.
Miri pranoi se dalja nga vetja në situata të caktuara është pengu i tij më i madh:
?“Nuk duhet të dilja nga vetja, debate të acaruara, tone të larta, këtë nuk doja ta bëja kurrë.”
?Finalisti theksoi në fund se e vetmja gjë që do të ndryshonte nga sjellja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, do të ishte vetëpërmbajtja, duke shtuar shkurtimisht se: “Duhet të kisha qenë më i kontrolluar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
