SHOWBIZ / E Martë 14 Prill 2026, 03:03

Nuk do ta besoni!/ Egla Ceno zbulon numrin e frikshëm të personave që ka bllokuar në Instagram (Foto)

Aktorja e njohur dhe fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, ka habitur ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instastory.

Ajo ka vendosur të ndajë publikisht një detaj mjaft të veçantë nga menaxhimi i llogarisë së saj: numrin e personave që ka “zhdukur” nga rrjetet e saj sociale.

Në pamjen e publikuar, tregohet qartë seksioni i cilësimeve të Instagramit, ku lista e llogarive të bllokuara nga Egla ka arritur një shifër goxha të lartë, plot 8008 përdorues.

Me sa duket, aktorja nuk ka toleruar aspak fjalorin e papërshtatshëm apo mungesën e etikës në komunikim.

Përkrah fotos, ajo ka lënë edhe një mbishkrim ironik, duke zbuluar se “kriteret” për të ngrënë bllok nga ajo janë mjaft strikte, madje mjafton vetëm një qasje e gabuar:

Të mendosh që këtu ka bllok edhe vetëm pse fillon fjalia me ‘ti moj’. Come to mama ??,” – shkruan Egla.

Kujtojmë se gjatë rrugëtimit të saj drejt fitores në BBVIP3, Egla zgjodhi të zhvillonte një lojë të fortë dhe shpeshherë “të rëndë” psikologjike, e cila natyrisht prodhoi reagime të ashpra, polemika dhe sulme të shumta nga një pjesë e publikut jashtë.

Siç e dëshmon edhe kjo shifër, butoni “Block” paska qenë zgjidhja e saj më efektive për të pastruar llogarinë nga mesazhet e panumërta negative që ka marrë pas përfundimit të formatit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE