SHOWBIZ / E Premte 25 Mars 2022, 14:02

Nora Istrefi feston sot ditëlindjen, sa vite mbush këngëtarja e dashur nga publiku

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi, sot feston ditëlindjen. E lindur më 25 mars të vitit 1986, këngëtarja mbushi sot plot 36 pranvera.

Që në orët e para të mesnatës, këngëtarja ka marr urime të shumta nga miq, shokë dhe familjarë.

Mes tyre ka qenë edhe motra e vogël, Era, e cila tashmë është një yll ndërkombëtar.

Ajo ka postuar një foto në Instastory, ku shkruan: “Urime ditëlindjen, bukuroshe.

Jam mirënjohëse për të gjitha kujtimet tona dhe e emocionuar për t’i krijuar të rejat së bashku”.