SHOWBIZ / E Hënë 20 Prill 2026, 10:10

Një "Big Brother VIP" me 5 fituesit: Jul Deda surprizon rrjetin, ja ku i pozicionon Selinën dhe Gjestin (Foto)

Gjatë bashkëbisedimit të tij virtual me ndjekësit, Jul Deda është përballur me një pyetje mjaft interesante dhe hipotetike: Kush do të fitonte nëse në një shtëpi “Big Brother” do të futeshin 5 fituesit e edicioneve VIP (Iliri, Luizi, Egla, Gjesti dhe Selin)?

Aktori i humorit nuk ka ngurruar të japë përgjigjen e tij, por renditja që ai ka bërë ka habitur jo pak ndjekësit.

Për Julin, kurora e vendit të parë mbetet e padiskutueshme. Megjithatë, surpriza e vërtetë vjen me pozicionimin e fituesve të tjerë!
Renditja sipas Jul Dedës:
Vendi i 1-rë: Luizi
Vendi i 2-të: Selin
Vendi i 3-të: Gjesti
Vendi i 4-të: Egla
Vendi i 5-të: Iliri

Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është lënia e fituesit të edicionit të parë, Ilir Shaqirit, në vendin e fundit, si dhe pozicionimi i Eglës në të katërtin.

Nga ana tjetër, Juli vlerëson maksimalisht fituesen më të fundit të “BBVA 5”, Selinën, duke e renditur të dytën pas Luizit, si dhe Gjestin në vendin e tretë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE