SHOWBIZ / E Hënë 5 Janar 2026, 13:01

Nga lidhja, tek mesazhet dhe imuniteti... Ja çfarë tha Mateo në dhomën e rrëfimit për Brikenën

Mateo, një nga banorët e rinj të “Big Brother Vip”, ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë spektaklit të natë së kaluar.

Mateo i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në “Akuarium”, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin. Por Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur të mos e pranonte vendimin, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falënderim.

“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”-, tha banori.

Përpara se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Mateo u shpreh se kishte patur një lidhje me Brikenën, ndërsa kjo e fundit e mohoi deklaratën e banorit duke thënë se kishin shkëmbyer vetëm disa mesazhe dhe ishin takuar vetëm një herë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE