
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Gliwice të Polonisë, ku një fermer 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se shkatërroi me traktor rreth 200 metra asfalt të saposhtruar.
Sipas Policisë, 60-vjeçari shkoi me traktorin e tij në rrugën “Rybacka”, në Ostropa, dhe kaloi plugun mbi asfaltin e ri.
Autoritetet lokale e kanë përllogaritur dëmin në rreth 400 mijë zloty, ose afro 93 mijë euro.
Fermeri pretendoi se ishte pronar i rrugës dhe se punimet që po kryheshin aty ishin të paligjshme. Pas incidentit, ai u arrestua nga Policia.
Prokuroria e akuzon për shkatërrim të pronës me vlerë të konsiderueshme dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre muaj.
Nëse shpallet fajtor, 60-vjeçari rrezikon një dënim nga një deri në dhjetë vite burg, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
