
Një lajm i trishtë ka mbërritur nga Maqedonia e Veriut pasi mësohet se është ndarë nga jeta babai i politikanit shqiptar Izet Mexhitit.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Izet Mexhitit, i cili përmes një reagimi prekës të bërë ditën e sotme në rrjet, njoftoi se babai i tij Beqiri mbylli sot sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe për të gjithë familjarët e njerëzit që patën rastin ta njihnin ndër vite.
“Baba sot e dorëzoi shpirtin tek Zoti i Madhërishëm. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se babai ynë, Beqir Mexhiti, ndërroi jetë. Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë. Ndarja nga babai na la një zbrazëti të madhe në familjen tonë dhe, në këto çaste të rënda, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen” shkruan Mexhiti.
Më tej, Mexhiti bën me dije se babit të tij do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme në varrezat e fshatit Semenisht.
“Për të gjithë familjarët, miqtë dhe njerëzit që e njohën, e respektuan, falja e Namazit për babain tonë do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës, në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Semenisht. Babë, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin” shkruan Mexhiti.
Izet Mexhiti është politikan i shquar shqiptar i cili aktualisht mban pozitat Zëvendëskryeministër i Pare i RMV dhe Ministër i Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV. Ai ka një sfond të fuqishëm në fushën e ekonomisë dhe menaxhimin publik, po ashtu është i dëshmuar në udhëheqjen politike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
