
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kuç të Vlorës, kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, në të parin takim pas hartës së re të propozuar nga mazhoranca për reformën administrative-territoriale.
Të pranishëm janë edhe Ervin Demo, ministri për pushtetin Vendor dhe Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i komisaionit të posacëm parlamentar i cili nuk prodhoi një draft me konsensus politik. Sipas propozimit të mazhorancës, 15 bashki të vendit shkrihen, duke e çuar në 46 numrin e bashkive. PD nga ana tjetër propozon 100 bashki.
Projekti është kundërshtuar në shumicën e bashkive të cilat preken nga harta e re, çka pasoi ftesën publike të shefit të qeverisë për një konsultim të gjerë publik me qytetarët dhe kryebashkiakët.
Drafti i është dorëzuar të gjitha bashkive të vendit. Pritet që gjatë takimit të sotshëm, kryetarët e bashkive të shpalosin në tryezë propozimet e tyre, të cilat i kanë marrë në takime konsultative me qytetarët.
Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe reflektimin e tyre në draftin final që do të dërgohet për votim në Kuvend. Shumica e kundërshtive kanë pasur bazë largimin e shërbimeve në bashkitë qendrore ku ata bashkohen, por nga mazhoranca është theksuar se në bashkitë aktuale që shkrihen, do të qëndrojë një nënkryetar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
