
Një 22-vjeçar ka vdekur në një fluturim të Southwest Airlines për në Los Angeles, pavarësisht përpjekjeve të ekuipazhit dhe pasagjerëve për ta shpëtuar atë.
Pasagjeri pësoi një urgjencë mjekësore në bord dhe të pranishmit kryen disa raunde ringjalljeje kardiopulmonare ndërsa avioni vazhdoi udhëtimin e tij për në Kaliforni.
Me të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ekipet e emergjencës po prisnin aeroplanin dhe ndërhynë menjëherë për ta ringjallur të riun, por pa sukses.
Simptomat që ai shfaqi përpara se të humbiste ndjenjat nuk janë bërë ende të ditura dhe nuk dihet nëse 22-vjeçari kishte pasur ndonjë problem shëndetësor më parë.
Southwest Airlines konfirmoi se një “incident mjekësor që përfshinte një pasagjer” kishte ndodhur në fluturimin 958, por kompania nuk dha detaje të mëtejshme rreth rrethanave të incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
