LAJME / E Mërkurë 12 Gusht 2026, 04:04

Mes lotësh e dhimbjesh familja nuk e përballon dot, për 3 muaj ajo do

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Shqipërisë pasi një vajzë rreth të 20-tave i ka dhënë fund jetës së saj duke lënë pas një plagë të madhe e të pashërueshme për familjen e të gjithë të afërmit.

Lajmin e rëndë e ka konfirmuar vetë mamaja e vajzës e cila përmes një reagimi prekës të bërë në rrjet njofton se e bija është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 19-vjeçare.

Të tronditur për ngjarjen e rëndë kanë reaguar zemërthyer dhe të afërmit e të resë, të cilët kanë ngritur pyetjen se si u nda nga jeta vajza e Ana Limajt. Kjo e fundit ka bërë me dije se Madalena 19-vjeçare i dha fund jetës së saj.

Një e re me plot ëndrra e dëshira për të provuar shumë gjëra në jetë, përfshirë këtu gatimin e pikturën, ndërmori aktin ekstrem duke i tronditur të gjithë. Për afro 4 muaj, me 2 dhjetor, Mardalena do të festonte 20-vjetorin e saj, mirëpo fatin e deshi ndryshe, ajo mbylli sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 19-vjeçare.

Teksa ditën e nesërme familjarë, miq e të afërm i japin Madalenës lamtumirën e fundit në Varrezat e Sharrës, në lidhje me ngjarjen janë ngritur pikëpyetje të shumta: Çfarë e shkaktoi vetëvrasjen e një të reje në moshën më të mirë të jetës?!

E tronditur për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe aktivistja Sevim Arbana e cila shkruan se secili prej nesh duhet të tregohet më i kujdesshëm ndaj të tjerëve, mënyrës se si komunikojmë apo padrejtësive që u bëjmë.

“Nje engjell 19 vjecar , e inatosur, e lodhur qe ne lindje, e zhgenjyer nga ne te gjithe; familja, shoqeria dhe ….shteti nese e kemi, iku nga kjo bote Ana dhe Marda, jane dy histori, qe ne duhet ta tregojme, duhet te reflektojme, duhet te ulerijme, ndaj gjithe padrejtesive dhe dhimbjeve qe i shkaktojme njeri-tjetrit. R.I.P Marda dhe te kerkoj ndjese qe s ishim aq prane sa duhej te ishim!” shkruan Sevim Arbana.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike të vajzës së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE