
Emigranti shqiptar ra nga kati i tretë në Ankona, ballkoni i katit poshtë i shpëtoi jetën
Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë pasi ra nga kati i tretë i banesës së tij në Ankona të Italisë. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe së hënës, rreth orës 03:00, në rrugën “Via delle Palombare”, në një zonë të banuar të qytetit.
Rënia e 48-vjeçarit u ndal në ballkonin e apartamentit të katit të dytë. Sipas raportimeve të mediave italiane, pikërisht ky detaj ka qenë vendimtar, pasi ka zbutur goditjen dhe ka shmangur rënien e tij deri në tokë.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, vullnetarët e Kryqit të Kuq, personeli mjekësor i 118-s, si dhe zjarrfikësit.
Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë për shkak të pozicionit ku kishte mbetur 48-vjeçari. Zjarrfikësit arritën ta nxirrnin në mënyrë të sigurt nga ballkoni i katit të dytë dhe më pas ia dorëzuan ekipit mjekësor, i cili i dha ndihmën e parë dhe e stabilizoi.
Në vendngjarje shkuan edhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Gjendja e shqiptarit u konsiderua fillimisht serioze dhe ai u transportua me kod të kuq në spitalin rajonal “Torrette”. Pavarësisht lartësisë nga e cila ra dhe dëmtimeve të pësuara, sipas raportimeve ai nuk ndodhet në rrezik për jetën.
48-vjeçari është i vetëdijshëm dhe ka pësuar frakturë të legenit, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
