LAJME / E Martë 11 Gusht 2026, 20:08

E rende ne Tirane! Merr flake hoteli luksoz shume i njohur (Detajet e fundit)

Zjarri ka rënë pasditen e sotme në Hotel Radisson, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Flakët kanë përfshirë katin e gjashtë të godinës, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për izolimin e tyre.

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marte në katin e gjashtë të Hotel Radisson, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës. Sipas burimeve nga terreni, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik në njërën prej pajisjeve të kondicionerit në këtë kat.

Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë të mundur izolimin e vatrës pa lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve në ambientet e tjera të godinës.

Priten të dhëna të tjera nga autoritetet për rrethanat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE