Një moment i rrallë dhe prekës është ndarë nga Liri Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion, ku ajo foli për takimet e saj me motrat e Nënë Terezës dhe lidhjen e veçantë të Shenjtores me Shqipërinë.
“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti, por kjo më ka bërë shumë përshtypje,” tha Berisha.
Ajo tregoi gjithashtu për një vizitë në Budapest, ku ishte ftuar nga zonja e parë hungareze për të inauguruar një bust dhe një rrugë me emrin e Nënë Terezës. Atje takoi motrat e saj, të cilat ruanin disa nga sendet personale të shenjtores.
“Njëra prej motrave më tregoi cepin ku Nënë Tereza lutej çdo ditë. Ajo fliste në një gjuhë që ato nuk e kuptonin. Kur e pyetën motrën Nirvana, ajo tha: ‘Nuk e kuptoni, sepse ajo flet dhe falet në gjuhën e saj’,” kujtoi Liri Berisha, duke shtuar se gjuha për të cilën bëhej fjalë ishte gjuha shqipe.
Ky rrëfim jo vetëm që nënvizon lidhjen shpirtërore të Nënë Terezës me rrënjët e saj shqiptare, por dhe sjell në dritë një detaj të jashtëzakonshëm: ajo nuk e harroi kurrë kombin nga i cili rridhte, as në lutje, as në dokumente, as në zemër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE