
Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, Policia ka nisur procedimin penal ndaj tre mjekëve të maternitetit të Pogradecit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur Marjana Karolina Bunaj u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Pas ekzaminimit nga tre mjekët e maternitetit, 36-vjeçarja u nis me autoambulancë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Por gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe autoambulanca u drejtua për në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në spital u konstatua se gruaja kishte humbur jetën.
Pas ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tre mjekëve që kishin kryer ekzaminimin e 36-vjeçares.
Bëhet fjalë për Blerta Delijan, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të dy banues në Pogradec. Të tre ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
