LAJME / E Martë 1 Shtator 2026, 14:02

“Dolën të pijnë kafe dhe u kthyen të …” Detaje dritheruese per ngjarjen me 2 te vdkur

Mes dhimbjes së madhe dhe lotëve që i rrjedhin rrëke, motra e Sokol Prekës që ndërroi jetë ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të vendosë drejtësi për vëllain e saj dhe shokun e tij.

“Vëllai im Sokoli dhe Davidi ishin të dy vëllezër, dolën të pijnë kafe dhe u kthyen të vdekur”, kështu u shpreh ajo për mediat, teksa ngriti akuza më tej për neglizhencë nga ana e Spitalit të Vaut të Dejës.

Ajo ju bashkua mesditën e kësaj të marte dhjetëra banorëve të tjerë të Vaut të Dejës të cilët me pankarta në duar dolën për të kërkuar drejtësi për dy bashkëqytetarët e tyre, David Deda dhe Sokol Preka, të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 29 Gushtit.


“Vëllai im Sokoli dhe Davidi ishin të dy si vëllezër, dolën të pijnë kafe dhe u kthyen të vdekur. Nuk kanë pasur ndihmë, nuk ka shkuar ambulanca për ti marrë. Nuk kanë sjell as helikopter asgjë, kërko drejtësi për vëllain tim. Sot ikën ata të dy, nesër janë vëllezërit dhe motrat e dikujt tjetër, duhet të çohemi në këmbë të gjithë që të ekzistojë  ambulanca Ju lutem shtetin shqiptar që të marrë masa”, ka thënë ajo mes lotësh.


Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e datës 29 gusht, ku Sokol Preka, 40 vjeç, dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e një lokali ku vetë Preka punonte.



Fillimisht, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, humbi jetën gjatë transportimit për në spital.