LAJME / E Martë 1 Shtator 2026, 15:03

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, ja kush jep dorëheqjen

Ndryshime të reja janë shënuar në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për largimin e Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar.

Menjëherë pas këtij vendimi, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Eldi Hoxha, ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni që mbante.

Dorëheqja e Hoxhës vjen në një moment kur në institucion janë ndërmarrë disa ndryshime në nivelet drejtuese.

Pas largimit të tij, Erion Veliaj ka vendosur të komandojë Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës.