SHOWBIZ / E Enjte 24 Prill 2025, 02:02

Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të të birit

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur nga jeta personale: ai është bërë baba për herë të parë.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Uzuni ka publikuar një foto të të birit të sapolindur, duke zbuluar edhe emrin e tij.

“Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan lojtari, duke shprehur gëzimin për ardhjen në jetë të djalit të tij. Në të njëjtin postim, futbollisti ka shprehur dashurinë edhe për partneren e tij, Uarda, duke i dedikuar fjalët: “Të dua Uarda”.

Edhe ajo ka ndarë momente të ëmbla në rrjetet sociale, teksa çifti feston këtë moment të veçantë në jetën e tyre.