SHOWBIZ / E Martë 21 Dhjetor 2021, 14:02

“Mezi Pret Të Bëjë Një Fëmijë Tjetër” Bora Zemani Rrëfen Lidhjen E Veçantë Me Të Birin 4 Vjeç Dhe Planet E Së Ardhmes

Shkëputur nga revista Living/ Nga Elona Jaçellari.

Edhe ata janë dy e të pandarë. Bora Zemani dhe djali i saj katërvjeçar Arbori, janë një dashuri e madhe. I vogli, i ardhur në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin, dixhejin e njohur Vin Veli, është personi që mbush më së shumti ditën e saj.

Edhe pse për Borën kanë nisur ditë intensive dhe të gjata pune, ajo bën të pamundurën që gjysmën tjetër të ditës ta kalojë me Arborin. “Mundohem t’i mbyll punët paradite, kur Arbori është në kopsht, që pjesën e mbetur të ditës të jem me të.

Fokusi tani është këtu, në punë, por dita ime është Arbori. Kërkon shumë vëmendje, sa vjen dhe bëhet më i lidhur me mua. Nuk iki dot më, nuk e gënjej dot më, kur dal duhet t’i tregoj ku po shkoj, sa do të vonohem.

Ka mësuar edhe orën. Jam unë që ia mësoj të gjitha gjërat dhe pastaj po unë i vuaj të gjitha. Por shumë bukur është edhe kështu, jemi bërë shokë tani”,

– rrëfen Bora për dashurinë e saj të vogël, që po rritet e gjithnjë e më shumë i ngjan mamit të tij… sht1p mb1 rek1amen1n me p0shte dhe ju dal1n pam.jet e saj

“Si karakter më ngjan shumë. Nga çfarë më tregon mamaja ime, çdo gjë që e bën Arbori tani, e kam bërë edhe unë e vogël.

Është shumë bukur të jesh nëna e një djali. Më parë kam dashur vajzë, por tani e shijoj kaq shumë Arborin! Ai është fjalaman, gjen çdo ditë shprehje, si: ‘Mami, të dua sa të gjithë botët!’ Ka mësuar edhe fjalën kompliment dhe më thotë:

‘Mami, të të bëj një kompliment?’ Kur vishem për të dalë, më thotë: ‘Mami, je veshur shumë bukur!’, ‘Sa e bukur je ti, mami!’ Tani kemi mësuar alfabetin, flasim për yjet dhe planetët, sapo ka mësuar Rrugën e Qumështit.

Ndonjëherë, më thotë: ‘Më trego pak qumështin e qiellit!’ (qesh) Ne të dy bëjmë lojëra djemsh,

luajmë me makina. Në shtëpinë tonë ka vetëm transformers, robotë dhe makina. Ai është shumë i lëvizshëm,

por kur bëhesh nënë e re ka avantazhet e veta, se ke nerva të merresh, bëhesh njësh me të.

Kur ai bën diçka të mirë, unë e lavdëroj: ‘Bravo, Arbori, je shumë çun i mirë!’ Dhe kur ai do të më lavdërojë mua, më thotë: ‘Bravo mami, je shumë çun i mirë!’ Jemi të dy çuna”, – thotë Bora dhe qesh.

Pavarësisht se e re në moshë, moderatorja e ka pritur shumë mirë shtatzëninë, madje thotë se mezi pret të bëjë një fëmijë tjetër. “Tani nuk kam më preferenca për gjininë, madje mendoj që të jesh mami me shumë djem në shtëpi,

duhet të bëjë të ndihesh shumë e përkëdhelur.” Me sa duket, Bora e do vëmendjen brenda mureve të shtëpisë, sepse jashtë saj, thotë që nuk i intereson. “Nuk e kam qejf vëmendjen. Është pak kontradiktore për dikë që zgjedh të punojë në televizion,

por unë urrej të dal në intervista pa pasur gjë për të thënë.”.. sht1p mb1 rekjamen1n me p0shte dhe ju del v1dj0 e tyre