
Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kishin për të treguar një histori të vështirë nga jeta e tyre personale.
Kur i erdhi radha Shëndritit, ai shpërtheu në lot kur kujtoi periudhën më të errët të jetës së tij. Banori i BBV 5 tregoi se ka qenë bullizuar kur ka qenë në fillore, madje ditën e ditëlindjes e kanë futur në një garazh makinash së bashku me një qen që e ka kafshuar.
Unë kam qenë shumë i bullizuar, kam kaluar periudha të shumta të bullizmit, tortura. Kur isha në ‘shpellë’ mu kujtua një ngjarje. Është hera e parë që e fola një ditë me Brikenën, nuk kam fol kurrë, po më vjen keq se prindërit e mi tani po e dëgjojnë. Në momentin që u fikeshin dritat në ‘shpellë’ më dilte përpara një situatë kur e kam përjetuar ditën e ditëlindjes sime.
Kam qenë në shkollë fillore dhe ditën e ditëlindjes duke u kthyer prej shkollës, dhuratë për ditëlindje prej shoqërisë bullizuese, njerëzve, djemve, më mbyllin në një garazh makinash. Brenda fusin një qen që më kafshon, kam akoma shenjën që sa herë e shoh ma kujton. Nuk e di si kam dalë, forca e Zotit ndoshta. Kam vrapuar në shtëpi, ishte ditëlindja dhe normalisht nuk doja me prish atmosferën në shtëpi dhe nuk u tregova. Kam kaluar shumë gjëra të tilla, nuk dua të flas shumë detaje.
Transformimi im në jetë është fitorja ndaj bullizmit, edhe uroj që të gjithë ata e gjejnë forcën, e tejkalojnë, dhe e mundin dhe nuk iu del dikush përpara që mundet me i mund, ose me u ndalë ëndrrën ose me iu fik dritën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
