SHOWBIZ / E Diel 8 Mars 2026, 11:11

“Mbaron pas Selinës”/ Prishet aleanca mes Mirit dhe Rogertit, Arbri: As Juela nuk të do, të la të dilje nga shtëpia

Pas daljes dhe rifutjes së Rogertit në shtëpinë e “Big Brother”, marrëdhënia dhe aleanca e tij me Mirin duket se është tensionuar.

Gjatë një diskutimi në shtëpi, dy banorët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza lidhur me besimin në lojë dhe raportet me konkurrentët e tjerë.

Në debat u përfshi edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili komentoi se as Juela nuk ishte pozicionuar në mbështetje të Rogertit, duke theksuar se ajo nuk reagoi për ta ndaluar kur ai doli nga shtëpia.

Rogerti: Mos bëj viktimën para shqiptarëve, mezi ke pritur të dal unë nga dera, se jam konkurrent i fortë. Ti mezi pret që të dal unë.

Rogerti: Unë lë kokën për ty si njeri, por jo në lojë. Viktimën nuk e dua unë.

Miri: Unë e tregova shumë mirë dhe i qëndroj atyre fjalëve. Ka 10 ditë që po përmendet fjala “besëprerë”. Kur jemi bashkë kundër disa konkurrentëve, jemi bashkë dhe e mbaj derisa të dal. Për Rogertin, bën provokime gjithë ditën që unë do bashkohem me Selin. A mos do ti të bashkohesh me Selin?

Rogerti: Kjo pritet për t’u parë, për momentin kam Juelën.

Arbër: Ti (Juela) dhe Miri as nuk lëvizët për Rogertin. Nëse e do njëri brenda shtëpisë, del dhe e ndalon. Miri dhe Juela nuk e kanë në listë Rogertin.

Juela: Unë e kam në listë Rogertin.

Arbër: Ti, Miri, e ke frikë Rogertin, ai po bën betejat e veta.

Rogerti: Miri mbaron pas Selinës, janë mix këta. Ti, Arbër, do të na përçash mua me Juelën.

Arbër: Nuk të duan, se po të donin nuk do të linin të ikje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE