SHOWBIZ / E Shtunë 1 Gusht 2026, 18:06

Luiz Ejlli tashmë pjesë e Top Channel, do ta shihni në këtë emision

Këngëtari Luiz Ejlli ka konfirmuar rikthimin e tij në ekranin e Top Channel, ku do të vijë me një projekt të ri televiziv që pritet të nisë së shpejti.

I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, Luizi u pyet nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu për formatin e ri që do të drejtojë. Ai zbuloi se, ndryshe nga pritshmëritë që emisioni të transmetohej çdo ditë, projekti do të jetë me transmetim javor.

“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do jetë njëherë në javë, të premten në darkë”, u shpreh Luiz Ejlli.

Me këtë deklaratë, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” konfirmoi zyrtarisht rikthimin e tij në Top Channel, ndërsa detaje të tjera rreth formatit të ri ende nuk janë bërë publike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE