LAJME / E Shtunë 1 Gusht 2026, 14:02

LAJMI I FUNDIT – Ditë tragjike në Kosovë, 3 të vdekur

Tri raste të ndara të vdekjeve janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave në secilin prej tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë shënuar në komunat Ranillug, Suharekë dhe Gjakovë, ndërsa në të tria rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion dhe ekzaminime mjeko-ligjore.

Rasti i parë është raportuar në fshatin Drenovc të Ranillugut, ku një person ka njoftuar Policinë pasi kishte gjetur pa shenja jete babanë e bashkëshortes së tij. Sipas informacioneve zyrtare, viktima jetonte i vetëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Një rast tjetër është regjistruar në Suharekë. Sipas Policisë, një burrë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi paraprakisht kishte pësuar lëndime, të cilat dyshohet se i mori si pasojë e një rrëzimi. Bazuar në dyshimet fillestare, ai ndodhej në gjendje të dehur në momentin e incidentit. Fillimisht kishte marrë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, por për shkak të gjendjes së rënduar ishte transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas ndërroi jetë. Edhe në këtë rast, prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Fshaj të Gjakovës. Policia ka njoftuar se pranë Urës së Fshajt, në bregun e lumit, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas njësitë policore dhe prokurori kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Trupi i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për identifikim dhe obduksion, ndërsa Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autoritetet kanë bërë të ditur se për të tri rastet hetimet janë ende në zhvillim dhe shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe veprimeve hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE