
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shpreh bindjen se ai është në fund të ciklit të tij politik. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ngjela analizon se pushteti i kryeministrit është ndërtuar mbi komplekse dhe frikë ndaj karakterit të fortë kombëtar të shqiptarëve.
Sipas tij, pozita e Ramës mbahet vetëm nga bindja totale ndaj kërkesave të Uashingtonit, të cilit i thotë gjithmonë “po”. Juristi Ngjela nënvizon se politika amerikane e kontrollon plotësisht fatin e tij politik dhe mund ta largojë nga drejtimi i vendit në momentin që do ta shohë të arsyeshme. Ai shton se përpjekjet e kryeministrit për të kontrolluar skenën politike kanë dështuar përballë rezistencës së shoqërisë.
Në përfundim, Ngjela paralajmëron se koha politike nuk e pranon më këtë model qeverisjeje dhe se ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë vetëm çështje kohe. “Rama gjithmonë ka menduar si të shkatërrojë Shqipërinë, sepse ai nuk ka origjinë shqiptare, dhe gjatë gjithë jetës së tij ai ka urryer shqiptarët, se ka pasur dhe ka kompleks inferioriteti me shqiptarët.
Por asgjë nuk bën dot, edhe pse është kryeministër, ngaqë i ka pasur dhe i ka shumë frikë shqiptaret me karakter të fortë kombëtar. Po politikën amerikane? Këta nuk e pranojnë, por Rama ka blerë Partinë Socialiste, prandaj është edhe kryetar i saj. Po politika amerikane? Ajo aty e ka, dhe e heq kur të dojë, por Rama i trembur u thotë gjithmonë “yes” për ato që Uashingtoni i kërkon. Por, tani po kuptohet dita ditës që, kjo kohë politike, nuk e pranon dot më Ramën në Shqipëri. Prisni dhe shikoni…”, shkruan Ngjela.
Ndërkohë, avokat i njohur, Spartak Ngjela, në një reagim tjetër në rrjetet sociale, thotë se serbët kot lodhen duke kërkuar shkatërrimin e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi shqiptarët tanimë e kanë marrë vetë në dorë fatin e tyre historik. Sipas avokatit të njohur, orvatjet dhe milionat e shpenzuara nga Beograd për të destabilizuar faktorin shqiptar do të dështojnë përballë projektit të rivendosjes së Arbërisë klasike. Ai nënvizon se gjithë shqetësimi primitiv i ish-pushtuesve lidhet me Epirin e Veriut dhe Çamërinë, ndërsa shpresa e tyre e vetme mbetet te veglat politike në Tiranë e Prishtinë. Juristi shton se historia po ecën drejt formimit të Shqipërisë Etnike si një federatë me katër shtete, një proces ky që nuk ka më kthim prapa. Në mbyllje, ai vlerëson lart forcën kombëtare të shqiptarëve, të cilët asgjë nuk mundi t’u tjetërsonte gjuhën dhe dinjitetin gjatë pesë shekujve pushtim. “Ju serbet… Kot lodheni duke pritur shkatërrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Shqiptarët e morën Kosovën dhe e shpallën shtet të pavarur. Kurse serbët kanë paguar e po paguajnë miliona për të destabilizuar shqiptarinë, Shqipëri – Kosove, por kot lodhen dhe shpenzojnë. Gjithë shqetësimi i tyre sot qëndron tek Epiri i Veriut dhe te Çamëria. Por kot lodhen me shqetësimin e tyre primitiv si ish pushtues, sepse shqiptaria tani është në progresin e vet historik të rivendosjes së Arbërisë klasike të Teutës së Madhe. Dhe kjo është sot një skemë historike, e cila nuk mund të ketë kthim prapa. Kurse e gjithë shpresa e sllavëve është tek veglat e tyre politike në Tiranë dhe në Prishtinë. Por historia tani e ka vendosur: Shqipëria Etnike është në formim e sipër, dhe Arbëria e Madhe si një federatë me katër shtete – Shqipëri, Kosove, Çamëri dhe Epiri i Veriut – është duke ardhur. Historia do ta çmojë shumë forcën kombëtare të shqiptarëve, të cilët: në 500 vite pushtim, nuk e humbën as gjuhën shqipe dhe as dinjitetin kombëtar të qenies shqiptar”, nënvizon avokat i njohur, Spartak Ngjela, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
