
Një konflikt për motive të dobëta ka tronditur qytetin e Tepelenës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshjeje me sende të forta.
Të dëmtuarit janë dy vëllezër dhe djali i xhaxhait të tyre, të tre banues në Tepelenë. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas informacionit zyrtar, janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, policia ka identifikuar personat e dyshuar për përfshirje në konflikt.
Pesë persona janë shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë përleshjes njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
