
Humbja tragjik e dy djemve shqiptarë nga aksidenti me motor në Kretë, ka lënë pas një plagë të madhe të hapur për familjarët, miqtë dhe të afërm të tyre.
Pas reagimit prekës të bërë nga motra e Edisonit, me dhimbje e lot në sy ka reaguar dhe vëllai i tij, i cili emocionin me fjalët.
Vëllai i Edisonit nxjerr në pah se për 7 vite ndanë të njëjtën çati, ndërsa sot ata u ndanë përgjithmonë fizikisht, duke shtuar se fotografia e 28-vjeçarit do të jetojë gjithë jetën në trupin e tij.
“Edison vëllai im do më mungosh shumë, kemi 7 vjet bashkë me një shtëpi dhe sot u ndamë përgjithmonë por ti nuk do ndahesh kurrë nga zemra ime. Ne të dy kemi ndarë shumë gjëra bashkë, ti gjithmonë më shumë doje të më ndihmojë
mua se sa veten tënde. Ti për mua ke bërë shumë gjëra që unë nuk munda kurrë ta shpërbleja. Ti nuk je më mes nesh, por nga zemrat e shpirti ynë nuk do dalësh kurrë. Ti do jesh në zemrën time gjithmonë, fotografia jote do jetë gjithmonë në trupin tim vëlla u prefsh në paqe” shkruan vëllai i Edisonit në postimin e tij, raporton newsbomb.al.
Zemërthyer për humbjen tragjike të dy të rinjve shqiptar, ka reaguar dhe miku i Aleksandër Toçilës që humbi jetën bashkë me Edison Xhakën.
Nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjet, miku i , 34 vjeçarit shkruan se nuk u besoi dot syve kur lexoi lajmin për vdekjen e Aleksandrit. Teksa kujton kohërat e veçanta që kaluan së bashku, miku i Aleksandër Toçilës vijon reagimin e tij duke shtuar se do u tregojë të gjithëve që ai ishte shembull i çunërisë shqiptare me buzëqeshjen që u shua por që nuk do harrohet kurrë.
Reagimi i mikut të Aleksandër Toçilës:
M’u prenë gjunjët dhe më ranë djersë të ftohta sa hapa telefonin.
Ishe bërë lajm i parë në çdo portal por fatkeqësisht lajm i një aksidenti tragjik me pasojë ndarjen tënde nga jeta gjë të cilën nuk arrij ta besoj dot.
Ishe ai shoku që i mungonte çdokujt. Ai shoku që ishte kudo aty. Çdo pasdite e pinim kafen bashkë për rreth pesë vjet!
Do më mungosh vëlla gjithë jetën.
Do t’u tregoj të gjithëve që ti ishe shembull i çunërisë shqiptare me buzëqeshjen qe sot u shua por që ne nuk do e harrojmë kurrë.
Të qoftë dheu i lehtë dhe parajsa e mbarë.
Jam i sigurt që Zoti do të të mbajë mbas vetes pasi ai vendosi të të marrë nga kjo jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Ngushëllime familjarëve të viktimave të këtij aksidenti tragjik.
