
Meteorologia Lajda Porja parashikon që temperaturat e larta të mbeten prezente edhe gjatë muajve shtator dhe tetor, duke e zgjatur sezonin veror përtej afateve të zakonshme.
Ajo tha se shtatori pritet të jetë i favorshëm edhe për pushimet në bregdet, ndërsa vjeshta mund të nisë me vonesë dhe të shtrihet në muajt nëntor, dhjetor, madje pjesërisht edhe në janar.
Sipas Porjës, periudha e vjeshtës do të karakterizohet nga reshje të dendura dhe fenomene të forta atmosferike. Ajo paralajmëroi për rrebeshe me intensitet të lartë, stuhi detare dhe stuhi ere, të lidhura me temperaturat e larta që kanë dominuar që nga fundi i pranverës.
Meteorologia shpjegoi se ngrohja e sipërfaqeve ujore dhe e tokës ka arritur nivele shumë të larta, të krahasueshme me vitin 2023. Sipas saj, kjo krijon kushte për zhvillimin e stuhive të shkurtra, por me sasi të mëdha reshjesh në pak kohë.
Ajo theksoi se toka e tharë nga periudha e gjatë e vapës e rrit rrezikun për përmbytje, pasi nuk arrin të përthithë shpejt ujin që bie gjatë reshjeve intensive.
Porja shtoi se në rajonin e Mesdheut po vërehen fenomene atmosferike që më parë nuk ishin karakteristike për këtë zonë, përfshirë stuhi që në disa raste po klasifikohen si uragane me intensitet të ulët.
Sipas parashikimit të saj, gjatë vjeshtës mund të regjistrohen episode me reshje që tejkalojnë ndjeshëm mesataret mujore, duke arritur deri në dy ose trefishin e sasive të zakonshme për periudha të shkurtra.
“Parashikohet në fakt që shtatori të jetë shumë i favorshëm edhe për në bregdet, për në plazh. Presim një shtator mjaft të ngrohtë dhe një tetor. Presim një vjeshtë e cila mund të jetë e vonuar, futet në nëntor dhe dhjetor. Vjeshta do të jetë shumë e lagësht dhe shumë e mbushur me fenomene. Me fenomene, me rrëbeshe, me stuhi tropikale. Për shkak se gjithë aktiviteti i atmosferës që po ndodh gjatë verës, gjithë këto temperatura të larta, do të përkthehen duke prodhuar pafundësisht stuhi detare apo stuhi të erës, rrebeshe shiu, reshje me itensitet të lartë.
Së pari temperaturat e oqeaneve dhe sipërfaqeve ujore kanë arritur në vlera maksimale, madje janë të krahasueshme me vitin 2023. Përveç kësaj edhe temperaturat e sipërfaqes së tokës. Duke qenë gjatë gjithë kohës, që nga maj, qershor, korrik, përfshirë gushtin, do të jetë dhe shtatori, pikërisht presim një vjeshtë shumë të lagësht dhe nuk do të jetë një vjeshtë normale që fillojnë reshjet dhe të paktën për 10-11 ditë të bien qetësisht. Do kemi temperatura shumë të larta dhe në nëntor. Mund të kemi stuhi të cilat zgjasin shumë pak në kohë dhe prodhojnë reshje me itensitet të lartë. Duke qenë se toka është shumë e thatë, pikërisht këtu ndodhin edhe përmbytjet. Shkalla e agrisivitetit të fenomeneve sa vjen e rritet. Po shikohen disa fenomene që nuk janë tipike për Mesdheun. Po shikohen stuhi në Brigjet Mesdhetare që po i klasifikojnë si uragan, që nuk janë pjesë e klimës së Mesdheut. Ndonëse në shkallë të ulët. Pra presim një shtyrje të verës, duke marrë shtatori dhe tetori që do ketë temperatura të larta. Vjeshta mund të jetë nëntor, dhjetor dhe pjesërisht janar. Gjatë kësaj periudhe ne mund të kemi reshje shumë intensive, jo plotësim të kuotave mujore por dyfishim apo trefishim të reshjeve.”-tha Porja në Wake up, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
