SHOWBIZ / E Premte 31 Korrik 2026, 14:02

’Cekja’ i Beratit përplaset me mjetin e Baba Sheh Hormovës

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja i Beratit” 86-vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Hormovë, ku automjeti që ai drejtonte, një Mercedes Benz, është përplasur me një automjet tip Ford.

Në automjetin tjetër udhëtonte Baba Sheh Hormova 85-vjeç, kleriku i njohur, ndërsa fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar.

Të dy drejtuesit kanë dalë pa dëmtime nga aksidenti, ndërsa mjetet kanë pësuar dëmtime materiale.

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë për përplasjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE