LAJME / E Premte 31 Korrik 2026, 02:02

“Besa”, “Sorra”, “Korba” dhe “Flamingo”/ Veton Surroi ben deklaraten e bujshme per Ramen dhe protesten

Kryeministri Rama ka bërë një lëvizje strategjike që mund ta fusë Shqipërinë në fazën e “jostabilitetit të menaxhuar”. Kryeministri Rama mblodhi javën e kaluar udhëheqjen socialiste dhe ua paraqiti një platformë për qeverisje në mandatin e katërt të quajtur “BESA”.

Fjalimi i kryeministrit mund të sillte ndër mend muajt para rënies së Murit të Berlinit atëherë kur udhëheqësit komunistë, pasi i kishin përshkruar protestat si veprimtari të shërbimeve të huaja, filluan të përvetësonin gjuhën e protestuesve në ligjërimin e ri.

Apo kur bëhej ndarja e protestuesve në “rini atdhetare socialiste” dhe “forca reaksionare që po e përdorin rininë”, diçka si ndarja e sotme mes “flamingove” dhe “sorrave e korbave”.

Apo kur kryeministri Rama përdor një koncept-fjalë që e kishte përdorur udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore më 1989. Në dokumentin-platformë paraqitur udhëheqjes socialiste me titull “Besa”, nëntitulli është “kthesa e mandatit të katërt”. Më 1989, Egon Krenz shpalli politikën e re të Partisë, “Wende” që në shqip përkthehet si “kthesë”.

Shqipëria është larg nga Gjermania lindore në të gjitha kontekstet. Por udhëheqjet e saj-përfshirë faktin se PS ka fituar në zgjedhje shumëpartiake në një shtet anëtar të NATO-s-kanë të njëjtën qasje ndaj krizës: gjetjen e përgjigjes brenda modelit të tanishëm qeverisës.

Krenz kërkonte “wende” brenda sistemit të Partisë komuniste në pushtet, “Besa” kërkon kthesë brenda modelit të tanishëm hibrid të pushtetit të udhëhequr nga PS, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE