
Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, ditën kur do të largohej nga spitali, mjekët i treguan të moshuarit 93-vjeçar se një bombol oksigjeni, e përdorur gjatë një dite trajtimi, kushtonte 500 euro.
Në atë moment, i moshuari filloi të qante.
Mjekët u afruan dhe i thanë:
“Mos qaj! Nëse nuk ke mundësi, këto para do t’i paguajmë ne.”
Por përgjigjja e tij i preku të gjithë dhe bëri që edhe mjekët të përloteshin.
I moshuari tha:
“Unë nuk po qaj për paratë, sepse kam mundësi t’i paguaj. Po qaj sepse për vetëm një ditë oksigjen po më kërkoni 500 euro.
A mund ta imagjinoni se sa shumë i detyrohem Zotit?
Kam 93 vjet që marr frymë çdo ditë me oksigjenin që ma ka dhënë Zoti, pa paguar asgjë, ndërsa shumë rrallë jam ndalur për ta falënderuar.”
Fjalët e tij janë një mësim i madh për të gjithë ne.
Kur jemi mirë, pa dhimbje dhe pa sëmundje, shpesh nuk ia dimë vlerën shëndetit. Por kur sëmuremi dhe përfundojmë në spital, atëherë kuptojmë se edhe frymëmarrja, të cilën e marrim si të mirëqenë, ka një vlerë të jashtëzakonshme.
Le ta falënderojmë Zotin për çdo ditë që kemi kaluar dhe për çdo ditë që do të kalojmë me shëndet, duke marrë frymë lirshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
