LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 20:08

Pas një sondazhi që zgjati tre ditë në redaksinë tonë, qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre!

Pas një sondazhi që zgjati tre ditë , qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me pyetjen: **”A i mbështesni protestat masive kundër kastës politike?”**

Rezultatet tregojnë një mbështetje të konsiderueshme për protestat. Nga të gjithë pjesëmarrësit në sondazh:

* **390 qytetarë (66.8%)** janë përgjigjur **”Po”**,
* **192 qytetarë (32.9%)** kanë votuar **”Jo”**,
* ndërsa vetëm **9 persona (1.5%)** janë shprehur me **”Nuk e di”**.

Në total, në sondazh morën pjesë **591 votues**, duke reflektuar interesin e lartë të publikut për zhvillimet politike dhe protestat qytetare.

Rezultatet tregojnë se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve e shohin protestën si një mjet për të shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike, ndërsa një numër i konsiderueshëm mbetet kundër kësaj forme reagimi. Ndërkohë, vetëm një përqindje shumë e vogël nuk kanë një qëndrim të përcaktuar.

*Ky sondazh pasqyron vetëm mendimin e pjesëmarrësve në platformën e “internetit” dhe nuk përbën një matje shkencore të opinionit publik në nivel kombëtar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE