LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 19:07

Pas Dash Sulës, një tjetër ish-zyrtare e PD-së shkon në "ekipin" e Ramës, merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit!

Jola Hysaj dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Ish-sekretarja e PD dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026. Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.

Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.

Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë./Piranjat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE