LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 19:07

E bujshme! Edi Rama i merr njeriun e rëndësishëm Sali Berishës, i jep postin e madh që nuk pritej

Një tjetër lëvizje e rëndësishme në administratën shtetërore është bërë në heshtje gjatë kësaj jave. Burime të sigurta për Piranjat News bëjnë me dije se dy ditë më parë është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT).

Sipas të njëjtave burime, në krye të institucionit është vendosur Jola Hysaj, e cila më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj u largua nga ky funksion në muajin mars të vitit 2026, ndërsa tashmë pritet të marrë drejtimin e një prej agjencive më të rëndësishme në promovimin e turizmit shqiptar.

Me këtë emërim, Hysaj zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtoi Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023. Deri më tani nuk është bërë publik një sqarim zyrtar mbi arsyet e këtij ndryshimi apo objektivat që do të ketë drejtuesja e re në krye të institucionit.

LEXO EDHE: E BUJSHME! Vjen paralajmerimi i forte per Edi Ramen: Nese nuk iken deri ne shtator, do te…
Agjencia Kombëtare e Turizmit është institucioni përgjegjës për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në tregjet ndërkombëtare, koordinimin e fushatave promocionale, pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me operatorët e industrisë së turizmit. Për këtë arsye, drejtimi i saj konsiderohet një pozicion me rëndësi strategjike, veçanërisht në një periudhë kur turizmi vijon të jetë një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Emërimi i Jola Hysajt pritet të ngjallë diskutime në skenën politike, pasi ajo vjen nga një angazhim i mëparshëm në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Lëvizja shihet nga burime politike si një zhvillim që mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, duke qenë se në muajt e fundit janë përfolur edhe emërime të tjera të figurave që kanë pasur lidhje me opozitën.

LEXO EDHE: Nëna heroinë mbrojti fëmijët deri në frymën e fundit, foshnja u gjet në krahët e saj! Nëna e 24 vjeçares Blerina Çobaj bën denoncim TRONDITËS në polici: Ja çfarë mi kanë bërë vajzës sime
Në qarqet politike nuk mungojnë interpretimet se ky emërim mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratën publike profesionistë ose ish-funksionarë që kanë pasur angazhime në forca të tjera politike. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Kryeministria apo nga Ministria përgjegjëse që ta konfirmojë një qasje të tillë.

LEXO EDHE: Sot 40 gradë, meteorologia jep lajmin urgjent: Ja edhe sa do të zgjasë
Ndërkohë, emërimi i Hysajt vjen në një ditë kur pritet që Kryeministri Edi Rama të prezantojë edhe ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar dhe në drejtimin e institucioneve shtetërore, çka ka shtuar interesin për zhvillimet politike të orëve në vijim.

Mbetet të pritet konfirmimi zyrtar i këtij emërimi, si edhe publikimi i vendimit përkatës, ndërsa pritet të shihet se cilat do të jenë prioritetet e drejtueses së re në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE