
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje të turistëve në Vlorë, Rama u shpreh se Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta, guida dhe materiale informuese për ta.
“Mirëmëngjes dhe ndërsa Shqipëria vijon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota, Agjencia Kombëtare e Turizmit është e pranishme në të gjitha pikat hyrëse të vendit, me harta,
guida dhe materiale informuese që i ndihmojnë të zbulojnë bukuritë dhe përvojat që ofron Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
