
Ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë.
Mësohet se Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Ballukun sot në orën 10:00 së bashku me avokatin mbrojtës për t’i komunikuar zyrtarisht statusin e të pandehurës.
Ajo merret zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Gjithashtu sot do i komunikohet edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve, komunikim që vjen pasi dy ish-vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, akuzë që lidhet me dy tendera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
