LAJME / E Shtunë 1 Gusht 2026, 16:04

Minatori bie në furnelë gjatë procesit të punës, operacioni i kërkimit për nxjerrjen e tij, thuhet se

Një aksident i rëndë pune ka ndodhur mesditën e sotme në zonën minerare të Bulqizës, ku një minator ka mbetur i bllokuar në nëntokë pas shembjes së materialit të kromit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, i dëmtuari është shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, i cili punonte si minator dhe brigadier pranë një subjekti privat. Dyshohet se gjatë procesit të punës, 40-vjeçari ka rënë në një furnelë dhe më pas është mbuluar nga masivi i materialit të kromit.

Menjëherë pas alarmimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e kërkim-shpëtimit minierë si dhe forcat e Policisë, të cilat po vijojnë punën me intensitet për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga nëntoka.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij aksidenti dhe për të verifikuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë nga subjekti privat.

“Rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Tërnovë e Madhe, bashkia Bulqizë, shtetasi I. K., 40 vjeç, banues në Burrel, me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se ka rënë në një furnel gjatë procesit të punës.

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është mbuluar nga materiali i kromit. Shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE