
Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5”, ish-banori Ardit Murataj ka nisur të ndajë me publikun detaje nga eksperienca e tij e shkurtër, por edhe prapaskena interesante që kanë ndodhur para hyrjes së tij në këtë format.
I ftuar së fundmi në “Zgjohu me MCN”, ai është pyetur rreth miqësisë që ka me Kiara Titon dhe bashkëshortin e saj, fituesin e edicionit të dytë, Luiz Ejllin.
Gazetarja e ka ngacmuar Arditin për të zbuluar se çfarë porosish kishte marrë nga çifti i njohur përpara se të niste këtë rrugëtim intensiv dhe si e kishin pritur ata daljen e tij të parakohshme.
Me sinqeritet, ish-banori zbuloi se Luizi kishte qenë mjaft i drejtpërdrejtë dhe skeptik për përshtatjen e tij në një reality show të tillë, duke i dhënë një paralajmërim që në fund rezultoi tërësisht i saktë.
“Luizi më ka thënë ti s’bën për atë format, mos u lodh kot. Ma ka gjetur. Ma tha para hyrjes,” pranoi Arditi duke qeshur, teksa shtoi se këngëtari gjithashtu e kishte këshilluar që nëse vendoste vërtet të futej, thjesht ta shijonte eksperiencën.
“Më tha edhe këtë: Nëse do futesh, shijoje për aq kohë sa do zgjasi,” citoi ai fjalët e Luizit.
Nga ana tjetër, mbështetja pas eliminimit ka qenë maksimale, veçanërisht nga mikja e tij, Kiara. Ish-banori tregoi fjalët ngushëlluese dhe vlerësuese që moderatorja i kishte thënë sapo ai kishte lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Kiara ndërkohë kur dola më tha mos u mërzit për asgjë, ke dalë shumë mirë, ke treguar veten tënde, siç të njohim ne ty, ashtu ke dalë,” përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
