SHOWBIZ / E Enjte 3 Gusht 2023, 01:01

Loredana nuk rri dot asnjë sekondë larg Karimit

Disa javë ma parë, Loredana konfirmoi lidhjen e re me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemin.

Së fundmi shkak i angazhimeve profesionale, ky i fundit ndodhet larg reperes, saktësisht në Chicago. Mirëpo edhe në një situatë të tillë, Loredana e ka gjetur mënyrën t’i gjendet pranë falë teknologjisë.

Ajo ka publikuar në Instagram një imazh ‘screenshot’ të realizuar nga biseda e tyre virtuale gjatë kohës që janë larg njëri-tjetrit. Postimin Lori e ka shoqëruar me një zemër të kuq.

Ndërkohë, theksojmë që ish-partneri i reperes, Mozzik ka reaguar në mënyra të ndryshme për romancën e saj të re, duke i bërë ‘diss’ në disa postime.