SHOWBIZ / E Shtunë 7 Qershor 2025, 11:11

Ledri Vula zbulon se ka të gdhendur në trup Sara Hoxhën — A do ta heqë tani që janë ndarë? Ja si u përgjigj ai

Prej dy vitesh tashmë, lidhja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka përfunduar, por vajza e tyre, Poem Blu, vazhdon të jetë ura që i mban të lidhur.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, reperi ka treguar se në trupin e tij mban ende një kujtim të përhershëm nga marrëdhënia me Sarën.

Gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, Ledri u pyet nëse ka ndonjë tatuazh për ish-partneren. Ai nuk hezitoi të tregojë se po, ka ende një tatuazh të dedikuar për Sara Hoxhën.

Pyetja që pasoi ishte ajo që të gjithë mendonin: “A do ta heqësh tani që jeni ndarë?”
Përgjigjja e Ledrit ishte e shkurtër dhe e qartë: “Jo.”

Përmes kësaj deklarate, Ledri la të kuptohet se, pavarësisht ndarjes, ai e respekton të kaluarën e tij dhe ndoshta ruan një kujtim të veçantë nga ajo periudhë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE