SHOWBIZ / E Premte 1 Mars 2024, 18:06

Ledjona bën gati valixhet: Dua të dal, më ka marr malli për vajzën

Ledjona ka marrë një vendim të papritur ditën e sotme. E ngarkuar nga debatet e fundit në shtëpi, ajo ka vendosur të largohet. Ledjona ka nisur të bëjë gati valixhet ndërsa Erjola i ka shkuar pranë duke i kërkuar të mos largohet.

"Ça të bëj më këtu? Më ka marrë malli për vajzën. Jam shumë e ngarkuar", tha Ledjona.