LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 00:12

Blendi Fevziu tronditë për vendimin e Hagës: Lajm i keq!

Blendi Fevziu: Një ose dy dënime në Hagë do të ishin “lajm i keq”.

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar pritshmëritë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Fevziu ka thënë se, bazuar edhe në raportimet e Albanian Post, mundësia që të shqiptohet një ose dy dënime do të përbënte atë që ai e konsideron si “lajm të keq”.

“Sipas Albanian Post, mendohet që një ose dy dënime mund të jepen. Ky quhet, sipas meje, lajm i keq”, është shprehur Fevziu.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në Kosovë dhe Shqipëri po ndiqet me vëmendje të madhe pritja për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.