LAJME / E Mërkurë 16 Shtator 2026, 06:06

ASKUSH NUK DUHEJ TA MERRTE VESH ÇFARË KISHTE POSHTË SHTËPISË - SHQIPTARI FSHEHU 4 FAMILJE DHE U THA: 'DO T'JU MBROJMË ME JETËN TONË

Në një nga periudhat më të errëta të historisë, kur nazistët hynë në Vlorë dhe hebrenjtë detyroheshin të fshiheshin për të shpëtuar, shqiptari Nuro Hoxha hapi dyert e shtëpisë së tij.

Ai strehoi katër familje hebreje, miq të tij, dhe u dha një premtim që djali i tij Sazan do ta kujtonte gjithë jetën:

“Tani jemi një familje. Nuk do t’ju ndodhë asgjë. Unë dhe djemtë e mi do t’ju mbrojmë edhe me çmimin e jetës.”

Familjet u fshehën në bunkerë nëntokësorë të lidhur me shtëpinë, me disa rrugëdalje në rast rreziku. Sazani, atëherë vetëm 10 vjeç, u çonte ushqim dhe siguronte gjërat që u nevojiteshin.

Mes të strehuarve ishin tre breza të familjeve të Ilia Sollomonit dhe Mojsi Negrinit, gjithsej 12 persona, si dhe të tjerë.

Për familjen Hoxha kishte një fjalë që shpjegonte gjithçka: BESA.

Më 21 korrik 1992, Yad Vashem e njohu Nuro Hoxhën si “I Drejtë mes Kombeve”, titull që u jepet atyre që rrezikuan jetën për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Kur të tjerët shihnin rrezikun, ai pa njerëz që kishin nevojë për mbrojtje. Kjo ishte Besa shqiptare.