
Një postim i papritur në llogarinë zyrtare të Mimoza Ahmetit në Instagram ka shkaktuar jo pak panik te ndjekësit e saj dhe fansat e “Ferma VIP 3” mëngjesin e sotëm.
Në profilin e shkrimtares, e cila padiskutim është kthyer në personazhin më viral të këtij edicioni, u publikua një grafikë ku shfaqej fotoja e saj e shoqëruar me lajmin e bujshëm: “MIMOZA Largohet nga Ferma Vip”.
Ky njoftim ngriti menjëherë pikëpyetje nëse rrugëtimit të saj televiziv i kishte ardhur vërtet fundi në mënyrë kaq të befasishme.
Megjithatë, mbështetësit e saj mund të marrin frymë lirisht! E gjithë kjo situatë rezulton të jetë thjesht një rreng i përgatitur nga stafi që menaxhon rrjetet e saj sociale me rastin e 1 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Gënjeshtrave.
Ky “ngacmim” virtual e ka arritur qëllimin për të trazuar pak ujërat në rrjet, por e vërteta është se Moza vazhdon të qëndrojë e fortë brenda në fermë, e gatshme për të dhuruar sërish batuta të forta, situata komike dhe momente që thyejnë rrjetin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
