SHOWBIZ / E Shtunë 21 Shkurt 2026, 16:04

“Landi turp për shokun”/ Rrjeti “masakron” Mirin pas kërcënimeve, reagon miku i tij Roland Hysi

Pas pamjeve të rënda ku Miri kërcënoi hapur Shkëndritin në “Big Brother VIP Albania”, rrjeti ka shpërthyer në një lumë komentesh negative.

Por duket se inati i publikut nuk është ndalur vetëm te banori, por ka kaluar edhe te miqtë e tij jashtë shtëpisë, konkretisht te këngëtari i njohur i “West Side Family”, Roland Hysi (Landi).

Si miku i ngushtë i Mirit, Landi është përballur me një fluks mesazhesh të ashpra nga ndjekësit e indinjuar, të cilët i kërkojnë llogari apo i bëjnë thirrje të ndërhyjë.

Vetë Landi ka vendosur të bëjë publike disa prej tyre, ku lexohen qartë fraza si: “Landi turp për shokun që ke!”, “O Landi po nxirre që aty!”, “Po si i lejon produksioni?!” apo edhe ofendime e ironi si “O Landi o i dexhenerur” dhe “Çoji një raketë”.

Por, në vend që të përfshihej në debate apo të mbronte veprimet e shokut të tij, Landi ka zgjedhur një rrugë tjetër: injorimin dhe ironinë absolute.

Përmes videos së postuar në “Instastory” (nga ku është shkëputur imazhi), ai ka treguar se nuk i bën aspak përshtypje urrejtja virtuale.

Këngëtari shfaqet me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë të qetë (“What a Wonderful World” nga Louis Armstrong) dhe duke pirë i relaksuar pijen e tij.

Me këtë gjest mjaft domethënës, pa thënë asnjë fjalë të vetme, ai ka lënë të kuptohet se kjo situatë nuk ia prish aspak terezinë dhe qetësinë e tij personale.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të bëjë një deklaratë të mirëfilltë publike për shokun e tij, sidomos nëse produksioni merr masa drastike ndaj Mirit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE