SHOWBIZ / E Diel 23 Mars 2025, 15:03

Kutitë e reja të emergjencës/ Çfarë përmbante kutia e fuqisë së artë që theu Ola

Prime i së shtunës nisi me një kuti emergjence të thyer.

Disa kuti të reja janë shtuar në shtëpinë e Big Brother VIP, njëra prej të cilave u thye menjëherë nga Ola.
Në zarfin brenda kutisë së fuqisë së artë, shkruhej:

“Ti sapo shfuqizove të gjitha penalitetet e dhëna nga Vëllai i Madh! Çmimi i Madh kthehet sërish 100 mijë euro për të gjithë të penalizuarit, përveç Jozit dhe Eglit që janë rifutur në mes të lojës”.