
Rea Nuhu, këngëtarja e cila e nisi rrugëtimin e saj televiziv në “Gjeniu i Vogël” tashmë ka sjellë videoklipin e saj të parë. Kënga e titulluar “A jam rrit?” është shkruar nga një histori personale e vetë asaj. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, Rea tregon motivin pas këngës.
Rea Nuhu: Kënga ka nisur nga një linjë me kitarë në fillim, ka qenë vetëm një linjë me kitarë dhe në bazë të asaj linjës unë u frymëzova dhe shkorva një tekst për një histori, një dashuri të mbaruar, të përfunduar e cila është historia ime.
Rudina Magjistari: Ah, pra e ke jetuar vetë si ngjarje dhe në dhimbje thonë që realizohen krijime fantastike, është kështu? Ndoshta ke qenë edhe ti në këtë… këtë e ka thënë Adele dhe kur ishte shumë e lumtur që e kishte bashkëshortin në shtëpi, thoshte që nuk jam më e frymëzuar dhe që nuk di më për çfarë të shkruaj se s’kam më dhimbje, por në dhimbje bëhen gjëra të bukura.
Rea Nuhu: E vërtetë dhe unë duke qenë se dëgjoj shumë muzikë R&B vetë, e kam shumë përzemër, prandaj ndoshta ka dalë edhe kënga e zhanrit R&B./tvklan.al
