
Një polemikë e fortë ka shpërthyer pas spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, ku në qendër të akuzave për manipulim është vetë produksioni.
Gjatë Prime-t, u transmetua një klip i edituar që sugjeronte se Selin, menjëherë pas puthjes së martesës me Gimbon, kërkoi me sy reagimin e Mirit, duke tentuar të nxisë narrativën se është ajo që ka interes për të.
Në atë klip, dukej sikur shikimi i Selinës shkonte drejt Mirit, i cili më pas uli kokën. Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe dhe është zbuluar sot nga familja e banores.
Ata kanë publikuar videon e plotë dhe të paedituar të atij momenti, ku shihet qartë se Selin nuk po shikonte Mirin, por po i drejtohej orkestrës dhe këngëtares për t’i duartrokitur dhe përshëndetur.
Reagimi i familjes ka qenë i drejtpërdrejtë, duke hedhur akuza të forta mbi vërtetësinë e materialeve që shfaqen në ekran.
“Klipe që editohen dhe përdoren sipas dëshirës. Falenderoj shumë supportuesit e Selin që janë gjithmonë të gatshëm për të,” – shkruhej në reagimin e tyre, duke lënë të kuptohet se produksioni po përpiqet të krijojë një histori inekzistente përmes montazhit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
