
Gara në “Ferma VIP 3” po bëhet gjithnjë e më interesante me shtimin e konkurrentëve të rinj, të cilët pritet të sjellin energji të reja në shtëpi.
Mbrëmja e sotme ka shënuar hyrjen e dy banorëve që premtojnë shumë: Ervinit, fizioterapist me profesion, dhe Dj Bujakës.
Produksioni kishte menduar një mënyrë mjaft origjinale për t’i futur ata në shtëpi, duke i vënë fillimisht në një rol “shërbimi”.
Djemtë u shfaqën si profesionistë që do t’u bënin masazh Ermionës dhe Mozës, të cilat nuk dyshuan për asnjë moment se personat që po i trajtonin ishin në fakt kolegët e tyre të rinj.
Vetëm pasi mbaruan masazhin, u zbulua e vërteta e papritur: Ervini dhe Dj Bujaka janë zyrtarisht pjesë e listës së konkurrentëve.
Me profilin e tyre të ndryshëm—njëri nga fusha e shëndetësisë dhe tjetri nga bota e muzikës—mbetet për t’u parë se si do t’i përshtaten jetës në fermë dhe çfarë aleancash do të krijojnë në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
