SHOWBIZ / E Enjte 17 Prill 2025, 17:05

Këngëtarja e njohur ndan përgatitjet e fundit të shtatëzanisë/ Zeqiri blen karrocë “Lamborghini” për djalin (Foto)

Artistja e njohur Dafina Zeqiri, e cila njihet për stilin e saj dhe zgjedhjet e veçanta, ka treguar edhe një herë përkushtimin e saj ndaj detajeve, këtë herë në pritjen e ëmbël të djalit të saj.

Në Instagram, ajo ndau me ndjekësit se ka blerë një karrocë të veçantë për të birin, Lamborghini Revuelto Arancio, një edicion i limituar me vetëm 500 ekzemplarë në të gjithë botën. Karroca ekskluzive erdhi e shoqëruar me një letër të personalizuar nga CEO i Lamborghinit, Nick Paxton, i cili i uroi familjes së re shëndet dhe gëzim në këtë kapitull të ri. Ndërkohë, Dafina festoi edhe ditëlindjen e saj javën e kaluar, duke ndarë një moment të ëmbël në rrjetet sociale përkrah bashkëshortit të saj.